Vëllaznimi dhe Bora ndahen zyrtarisht me trajnerët
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat e Superligës së Kosovës, Vëllaznimi dhe Bora kanë ndërprerë edhe zyrtarisht me kryetrajnerët e tyre.
”Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Branimir Paviq, të cilin e falenderojmë për kontributin në skuadër dhe i dëshirojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri të ekipit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe për të vazhduar punën e rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve”, shkruan njoftimi i gjakovarëve.
Derisa ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Arben Krasniqi e ka dhënë edhe ekipi debutues i Superligës sivjet, Bora.
”Pas dy sezoneve të suksesshme me një marrëveshje të ndërsjellë, njoftojmë ndarjen me trajnerin Arben Krasniqi. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, shkruan në njoftim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.