Basketboll

Ndeshja e vetme për sot, zhvillohet në Therandë

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjell një duel tejet interesant në Superligën e Kosovës.

G.E Ylli e pret në ”13 Qershori” të Therandës ekipin e P.C Prizrenit.

Therandasit kanë tri fitore e tri humbje, derisa prizrenasit dy fitore e katër humbje.

Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa.

Dje, Trepça mposhti Borën e Bashkimi triumfoi si mysafir i Pejës.

Nesër, Prishtina takohet me Vëllaznimin. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.