Ndihmës trajneri i ekipit sllovak merr drejtimin e Borës
Prishtinë(AsistiOnline) – Bora e ka prezantuar trajnerin e ri, pas largimit të Arben Krasniqit.
Ekipi prishtinas ka angazhuar në rradhët e veta trajnerin malazez, Danilo Rakocevic.
Rakocevic në tri edicionet e fundit ka punuar te skuadra sllovake e Inter Bratisllavës, e sivjet e kishte nisur si ndihmës i trajner i kroat, Aramis Naglic në po të njejtin ekip.
Bora nuk e ka nisur aspak aventurën në Superligë, duke pësuar 6 disfata e vetëm 1 fitore dhe ndodhet në fund të renditjes tabelare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.