Prishtina e pret sonte Vëllaznimin në ndeshjen e fundit të xhiros
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt me një ndeshje tejet interesante.
S.Prishtina e pret Vëllaznimin në kryeqytet me prishtinasit që e kanë nisur edicionin me katër fitore e dy humbje, ndërsa kuqezinjtë me dy fitore e katër humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa.
Në ndeshjet e tjera të xhiros, Trepça fitoi ndaj Borës, Bashkimi e mposhti Pejën e Ylli mori fitore ndaj Prizrenit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.