Çairi i shqiptarëve të premtën e luan derbin ndaj MZT-së
Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi shqiptar Çair 2030 e ka nisur sivjet për mrekulli edicionin e ri në Superligën e Maqedonisë.
Skuadra e Çairit ka korrur 3 fitore dhe është mposhtur vetëm një herë, duke u pozicionuar kështu në vendin e dytë në tabelë.
Të premtën skuadra shqiptare e pret në palestrën ”Shaban Tërstena” në Çair, kampionin aktual MZT Skopjen në një ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante sikurse në parket ashtu edhe në tribuna.
Vlen të ceket se ekipi maqedonas i MZT-së, sa herë që luan me skuadrat shqiptare e provokon situatën sidomos me tifozë, andaj tifozët shqiptarë duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve eventuale që mund të ndodhin nga shtabi teknik, kryesia ose lojtarët e një klubi të tillë.
Ndeshja luhet ditën e premte nga ora 17:30 dhe klubi i Çairit ka bërë thirrje për përkrahje masive që të marrin fitoren e madhe ndaj ekipit maqedonas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.