Elitzur Ramla me Mujën mposhtin Kibirkstis Vilniusin, i afrohen maksimalisht kalimit të grupit në EuroCup
Prishtinë(AsistiOnline) – Tjetër fitore e kampioneve të Izraelit në EuroCup Women.
Skuadra që drejtohet nga Mujo Thaçi ka arritur sonte fitoren e rradhës, kësaj here duke mposhtur ekipin e madh lituanez, Kibirkstis Vilniusin me rezultat 72-80 dhe kështu iu është afruar maksimalisht kalimit të grupit dhe fazës së dytë.
Deri tani, Elitzur Ramla ka 3 fitore e vetëm 1 humbje, derisa në ndeshjen e fundit të grupeve luan ndaj Albës së Berlinit.
Vlen të ceket se ekipi i Mujës momentalisht po vuan shumë nga lëndimet, por përkundër kësaj ka rradhitur fitoret e për fazën e dytë pritet të përforcohet me lojtare të reja dhe të synojë sukseset.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.