Kampioni i Maqedonisë gjunjëzohet nga Çairi i shqiptarëve që bëhet edhe lider i tabelës
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros në Superligën e Maqedonisë së Veriut, sonte i ka takuar ekipit shqiptar Çairi 2030.
Skuadra shqiptare nga Shkupi ka triumfuar ndaj kampionit aktual të Maqedonisë së Veriut MZT Skopjes me shifrat finale 95-94, derisa koha e rregullt përfundoi baraz 82-82.
Vlen të ceket se referimi ishte skandaloz dhe i tmerrshëm në dëm të ekipit të Çairit, por kjo nuk i pengoi ata që sonte të fitojnë dhe të mposhtin edhe faktorin e dytë.
Divante Moffitt ishte fantastik te Çairi sonte me plot 25 pikë, por u ndihmua fuqishëm edhe nga ish lojtari i Proton Cable Prizrenit, Isiah Kelly që shtoi 24 pikë e 9 kërcime.
Bojan Krstevski kishte 19 pikë te MZT-ja dhe Brandon Sly shtoi 13 të tjera.
Pas 5 ndeshjeve, Çairi ka marrë kreun e renditjes tabelare me 4 fitore e 1 humbje, derisa MZT-ja gjendet e dyta me 3 fitore e 2 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.