Trepça sonte luan ndaj Ludwigsburgut në Gjermani
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sonte e zhvillon ndeshjen e rradhës në fazën grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.
Ekipi mitrovicas dje ka mbërritur në Gjermani, atje ku do të ndeshet me skuadrën gjermane, Ludwigsburg.
Në ndeshjen e parë në ”Minatori”, Ludwigsburgu kishte fituar me shifrat 57-70.
Momentalisht, Trepça ka 4 disfata nga 4 ndeshje në këtë garë e Ludwigsburgu ka 3 fitore e 1 humbje, aq sa ka edhe Dijoni, derisa kundërshtari i tretë Caledonia ka 2 fitore e 2 humbje.
Sfida e sontme nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Art Sport 6 dhe YouTube.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.