FBK njofton për ardhjen e selektorit Choulet në Kosovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet të premten do të vjen në Kosovë, ka njoftuar sot Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ai fillimisht pritet takohet me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe më pas do të njoftohet me stafin e kësaj të fundit.
Në njoftim përmendet se Choulet gjatë fundjavës do t’i përcjell ndeshjet e javës së nëntë të Superligës së Kosovës, për të parë formën e lojtarëve.
Jean-Denys Choulet poashtu pritet që të hënën të mbajë një konferencë për media ku do të shpalos planet dhe synimet e tij me Dardanët.
Të kujtojmë se grumbullimi i parë i Kosovës për ndeshjet e nëntorit do jetë me datën 12.
Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.
Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.
FBK-ja ditë më parë konfirmoi se Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.