Basketboll

Përballja kryesore e xhiros sot në Therandë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Dueli i parë dhe kryesor i xhiros luhet sot në Therandë, mes nënkampionit dhe kampionit aktual.

Deri tani, therandasit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa mitrovicasit gjashtë fitore e dy humbje, andaj pritet një takim mjaft interesant. Në duelin e parë të këtij edicioni fituan mitrovicasit 77:67.

Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.