Basketboll

Trepça triumfon ndaj Yllit në Therandë

Trepça është triumfuese e derbit të javës së nëntë të ProCredit Superligës. Kampionët fituan ndaj nënkampionëve në Therandë me rezultat 66:69 (9:15, 15:21, 21:15, 21:18).

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe në pjesën e parë kishin epërsi deri në 15 pikë, 12:27, kurse kjo pjesë përfundoi 24:36.

Megjithatë, vendasit u rikthyen në pjesën e dytë, për tu mos u dorëzuar dhe për të luftuar deri në fund. Nënkampionët arritën të bëjnë përmbysjen për 62:59, por mitrovicasit në momentet vendimtare ishin më të vëmendshëm dhe fituan 66:69.

Më i miri te vendasit ishte Malcolm Armstead me 27 pikë e pesë asistime, ndërsa te mysafirët Mikaile Tmusiq me 20 pikë e pesë kërcime.

Ylli ka pesë fitore e katër humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore e dy humbje.

Komentet janë të mbyllura.