Një talente me prejardhje kosovare po zhvillohet me shumë sukses në Suedi
Prishtinë(AsistiOnline) – Hana Gecaj, është emri premtues i basketbollit që ka prejardhje nga Kosova dhe po shkëlqen në arenën suedeze.
16-vjeçarja e lindur në Suedi luan si plejmejkere për ekipin ”Högsbo Basket” në Goteborg të Suedisë, një klub që ka ekipe seniore si për femra ashtu edhe për meshkuj dhe luajnë në ligat elitare të Suedisë.
Hana ka nisur të merret me basketboll që nga mosha 8 vjeçare dhe është bërë tashmë pjesë e 30 lojtareve më të mira në Suedi për grupmoshën e saj. Aktualisht, ajo luan në kategoritë U19 dhe U17, duke dëshmuar aftësitë e saj në një nivel të lartë.
Hana rrjedh nga një familje me pasion për basketbollin. Babai i saj është nga Peja Vranin Gecaj, ndërsa nëna në Violeta e lindur në Prishtinë, dhe e cila ka luajtur në fund të viteve ‘80 me klubin e Universitetit, si dhe ekipin e Prishtinës. Ky trashëgim sportiv dhe përkushtimi i saj duket se kanë ndikuar në formësimin e një atleteje të dalluar në Suedi.
Në aspektin e shkollimit, Hana ndjek studimet në gjimnazin e Katrinelund, Goteborg, ku është në vitin e dytë, duke kombinuar shkollimin me një përkushtim të fortë për sportin.
Përtej përkushtimit të saj në Suedi, Hana ka shprehur publikisht dëshirën për të përfaqësuar Kosovën në kombëtaren e basketbollit, një aspiratë që e afron edhe më shumë me rrënjët e saj dhe e bën një yll në rritje që vlen të ndiqet nga afër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.