Basketboll

KEK-u rikthehet te fitoret me trajnerin e ri

Ditën e sotme ka vazhduar me ndeshje Liga e parë e Kosovës te meshkujt.

KEK-u nga Obiliqi është rikthyer te fitoret, duke mposhtur New Basketin 88-90.

Me fitore sonte ka debutuar trajneri i ri i ekipit që triumfoi, Leonit Tanaj i cili është një kuadër shumë premtues dhe që prej kohësh punon me gjeneratat e reja.

Amerikani Reggie Clark ishte më i dalluari tek ‘elektricistët’ sonte me 29 pikë, derisa te New Basketi Eliot Peci e Labinot Kelmendi me nga 29, përkatësisht 22 pikë, s’mjaftuan për fitore.

KEK-u rikthehet në krye të tabelës përkohësisht me 4 fitore e 1 humbje, derisa Grapeland ka 4 fitore e 1 ndeshje më pak.

Pikërisht në xhiron e ardhshme luhet derbi në mes të KEK-ut dhe Grapeland.

Komentet janë të mbyllura.