Basketboll

Te Kosova po vazhdojnë stërvitjet, afrohen datat e ndeshjeve

Kosova A e meshkujve po vazhdon me stërvitje intensive për ndeshjet e nëntorit.

FBK ka njoftuar se Dardanët janë duke u stërvitur dy herë në ditë, që të jenë sa më të gatshëm për takimet e rëndësishme.

Në njoftim shkruan se atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë, ku të gjithë basketbollistët po e japin maksimumin, derisa përzgjedhësi Jean-Denys Choulet është shumë i kënaqur me angazhimin e tyre.

Lista finale do të shpallet më 19 nëntor.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 21 nëntor në Bern dhe më 24 nëntor me Irlandën në Dublin.

Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Komentet janë të mbyllura.