E fundit: Rami Hadar merr drejtimin e ekipit të njohur izraelit
Prishtinë(AsistiOnline) – Rami Hadar është bërë me ekip të ri pas largimit nga basketbolli kosovar.
Ish – trajneri i Pejës dhe Kosovës, Rami Hadar është prezantuar sot si trajner i ekipit nga Superliga e Izraelit, Hapoel Beer Sheva.
”Rami, rikthehet edhe për një mandat tjetër në klub. Në mandatin e kaluar, Rami e udhëhoqi ekipin drejt arritjeve dhe të gjithë shpresojmë ta shohim të kthehet në krye të skuadrës me të njëjtin pasion dhe angazhim. Nuk dyshojmë se së bashku do t’i përballojmë sfidat dhe do të përpiqemi për suksese të reja”, shkruan njoftimi i klubit izraelit i lëshuar sot.
Hadar sa drejtoi Pejën e fitoi titullin e kampionit të Kosovës me verdhezinjët, derisa edhe me Kosovën ishte goxha afër kalimit të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2025.
Klubi i BeerShevës dje kishte njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Oren Aharoni i cili i ka drejtuar në dy edicionet e fundit. Skuadra e re e Hadarit në Superligën e atjeshme deri tani në këtë edicion ka 2 fitore e 3 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.