Sonte ASIST super-special në kuptim të fjalës, mysafir Dardan Berisha dhe një ‘mal’ me intervista nga kampi i Kosovës
Sonte një ASIST super i pasur që i dedikohet thuajse krejtësisht Kosovës tonë dhe me termin të ri nga ora 19:30 (vetëm për sonte).
Direkt e në ASIST, vjen storia e atmosferës fantastike që po mbretëron në kampin e 12 viganëve të basketbollit tonë në prag të dy ndeshjeve para-kualifikuese me Zvicrën dhe Irlandë.
Si po rrjedhin përgatitjet e tyre për dy ndeshjet udhëtuese kundër “Helvetikëve” dhe “Keltëve luftarak” nën dirigjimin e selektorit të ri, Jean-Denys Choulet.
Sa është i kënaqur selektori i ri me punën që po bëhet?
A është përmirësuar sulmi i Dardanëve? Çka thotë për punën që është në mbrojtje?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht dhe cila do të jetë filozofia e tij?
Intervistat shumë simpatike dhe skajshmërisht të sinqerta të lojtarëve të ekipit Përfaqësues të Kosovës në Basketboll me: Mikaile Tmusic Lis Shoshi dhe Gëzim Morina Dardan Kapiti dhe Meriton Ismaili, Arian Qallaku dhe Erjon Kastrati, Valon Bunjaku dhe Arti Hajdari, Samir Zekiqi dhe Rron Uka E veçantë: analiza e rivalëve tanë!
I rikthyeri nga elita turke e basketbollit ku me shumë sukses kreu detyrën e ndihmëstrajnerit kryesor në Manisa, Andin Rashica analizon dhe paralajmëron rrezikun nga zvicerant dhe irlandezët.
Mysafirë special sonte në studion ASIST-IT 595: Dardan Berisha. Basketbollisti më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës, është njeri i cili rrallë paraqitet në studiot televizive. Të hënën në ASIST vjen me tregimin ekskluziv dhe shumë special.
Natyrisht as këtë javë në ASIST nuk do të mungoj Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 595 në terminin e jashtëzakonshëm këtë të hënë , direkt nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova Mos e huqni assesi!
Komentet janë të mbyllura.