Terrell Brown i G.E Yllit rezulton pozitiv në doping, sanksionohet nga KosADA
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një basketbollist i huaj që po paraqitet në Kosovë, ka rezultuar pozitiv në testet për doping të bëra nga Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA).
Në fakt, AsistiOnline.com kishte informacione për një gjë të tillë paraprakisht dhe pasi u interesua zyrtarisht në Agjencinë e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA), këta të fundit disa ditë më vonë kthyen përgjigjje me shkrim duke i vërtetuar këto dyshime.
Bëhet fjalë për plejmejkerin amerikan të Golden Eagle Yllit, Terrell Brown i cili konfirmohet të ketë rezultuar pozitiv për doping dhe periudha e sanksionimit është e vlefshme nga 4 nëntori e deri më 4 janar, që i bie se lojtari është duke e vuajtur këtë sanksionim edhe gjatë kësaj kohe.
Siç mund të shihni në fotografinë e mëposhtme, i dënuar për doping në edicionin e kaluar ka qenë edhe ish basketbollisti amerikan i Trepçës, Jordy Tshimanga, për të cilin AsistiOnline.com poashtu kishte raportuar ekskluzivisht.
Interesant është fakti se edhe Brown i Yllit edhe Tshimanga i Trepçës kanë rezultuar pozitiv për doping me të njejtën substancë të ndaluar për sportistët.
Por çka është dopingu si definicion?
Dopingu është përdorimi i substancave të ndaluara ose metodave që rrisin performancën fizike në mënyrë artificiale, duke shkelur rregullat dhe standardet e vendosura nga organizatat sportive. Këto substanca ose metoda mund të përfshijnë steroide anabolike, hormone të rritjes, stimulantë, ose manipulime fiziologjike si transfuzioni i gjakut.
Qëllimi kryesor i dopingu është të përmirësojë forcën, qëndrueshmërinë, shpejtësinë ose aftësitë e tjera fizike, por përdorimi i tij është i ndaluar për arsye etike, shëndetësore dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë në sport. Agjencia Botërore Kundër Dopingu (WADA) dhe organizatat sportive kombëtare dhe ndërkombëtare punojnë për të zbuluar dhe parandaluar përdorimin e tij. /AsistiOnline.com/
Raporti zyrtar i KosADA-s lidhur me sportistët e suspenduar në Kosovë për shkeljen e rregullave antidoping:
Komentet janë të mbyllura.