Publikohet 12shja e Kosovës
Kosova do të përballet me Zvicrën dhe Irlandën në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Sfida e parë është në Bern më 21 nëntor, derisa e dyta më 24 nëntor në Dublin.
Sot është zhvilluar stërvitja e fundit në Prishtinë, ku Jean-Denys Choulet, ka zgjedhur 12shen përfundimtare.
Sipas njoftimit të FBK-së, për shkak të lëndimit nuk do të jetë Musab Mala, derisa në fund probleme me lëndime kanë pasur edhe Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, duke mos arritur të jenë të gatshëm për këto ndeshje. Dominic Artis është rikthyer te Kosova.
Atmosfera në ekipin dardan ka qenë mjaft e mirë nga fillimi deri në fund, duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje.
Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.
12shja e Kosovës:
Dardan Berisha
Meriton Ismaili
Arti Hajdari
Gëzim Morina
Arian Qallaku
Lis Shoshi
Mikaile Tmusiq
Erjon Kastrati
Dardan Kapiti
Rron Ukaj
Dominic Artis
Muhamedali Janjeva
Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet
Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica.
Komentet janë të mbyllura.