Basketboll

Superliga

Merkato

Amerikani Seth Pinkney i bashkohet Vëllaznimit

Klubi i Vëllaznimit e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë…

Vëllaznimi transferon dyshen e Kosovës U20

Klubi i Vëllaznimit duket se po vazhdon të punojë intensivisht për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në…

Edhe Dirk Williams largohet nga Bashkimi,…

Përkundër paralajmërimeve për vazhdimin e kontratës me Bashkimin, lojtari i huaj Dirk Williams nuk do të jetë më…

Ekskluzive: Grapeland bën lëvizjen kryesore…

Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës - Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat…

Ekskluzive: Mes interesimit të madh, Jetmir…

Një nga basketbollistët më të dalluar vendorë të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, Jetmir Zeqiri, do të…

Trey Anderson nga Vëllaznimi në Superligën e…

Një prej përforcimeve më të rëndësishme të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, Trey Anderson, është…

n'Asist mund te lexoni edhe:

Asist

n'Asist mund te lexoni edhe:

Çairi organizon turne për nder të Pavarësisë së Shqipërisë në Iliridë

Klubi shqiptar i basketbollit, Çair 2030 nga Shkupi ka marrë iniciativën për të organizuar një nga ngjarjet më domethënëse të vitit – Turneun e basketbollit “PAVARSIA”, një aktivitet që kombinon sportin me festimin e identitetit kombëtar shqiptar në prag të Festave të Nëntorit.

Ky turne simbolizon më shumë se një garë sportive; është një festë e përbashkët që lidh të gjitha trojet shqiptare në një arenë sportive.

Turneu mbahet nesër dhe pasnesër me datat: 26 dhe 27 nëntor. Ky turne mbahettek  Palestra “Shaban Tërstena” – Çair, Maqedonia e Veriut

Në parket do të zbresin disa prej ekipeve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare:

  • KB Sigal Prishtina – Kampionët nga Kosova me një histori të pasur suksesi.
  • KB Golden Eagle Ylli – Një ekip që ka shkëlqyer në garat kombëtare dhe ndërkombëtare viteve të fundit.
  • KB Vëllaznimi – Një ndër ekipet më të dashura dhe me traditë të gjatë në basketbollin shqiptar.
  • Si dhe Çairi 2030, lider aktual i Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Turneu “PAVARSIA” nuk duhet të jetë thjesht një spektakël basketbolli siç pritet, por edhe një moment reflektimi dhe uniteti për shqiptarët.

Palestra “Shaban Tërstena” në Çairin e shqiptarëve, për dy ditë me rradhë do të kthehet në një vendtakim për shqiptarët nga të gjitha trevat, duke krijuar një atmosferë të veçantë ku historia dhe kultura jonë festohen përmes lojës së basketbollit.

Të gjithë adhuruesit e sportit, tifozët e zjarrtë të basketbollit dhe dashamirësit e kulturës shqiptare janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore. Festat kombëtare marrin kuptim të veçantë kur jemi të bashkuar, dhe ky turne ofron pikërisht këtë mundësi.

KB Çair 2030 ka treguar se basketbolli shqiptar në Maqedoni mund të jetë më shumë se një lojë, ai mund të jetë një urë lidhëse për të festuar bashkë historinë dhe sukseset tona mbarëshqiptare.

Komentet janë të mbyllura.