Basketboll

Bosnje-Hercegovina e Beçiragiqit e mposhti Kroacinë me 20 pikë dallim

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundi i muajit nëntor në basketboll ka qenë i rezervuar për sfidat e Kombëtareve.

Përpos Kosovës që luajti në parakualifikimet për Botërorin 2027, aktiv ishte edhe trajneri i ekipit të Trepçës Adis Beçiragiq që me Bosnje e Hercegovinën e mposhtën Kroacinë me 20 pikë dallim 110-90 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Për Bosnjën në këtë duel u paraqitën pothuajse të gjithë lojtarët që luajnë jashtë ligës vendore, me përjashtim të Jusuf Nurkiçit që ka angazhime të mëdha në NBA.

Kenan Kamenjas me double-double prej 21 pikë e 10 kërcime, ishte më i dalluari, derisa Dzanan Musa shtoi 19 pikë. Pikë dyshifrore realizuan edhe Amar Alibegoviç dhe Aleksandar Laziç me nga 18, Amar Gegiç shtoi 16, derisa Erden Atiç kishte 12 të tjera dhe në listën e shënuesve u regjistrua edhe Adin Vrabac me 6 pikë. 4 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ish lojtari i G.E Yllit, Ismet Sejfiç.

Te Kroacia, Mario Hezonja luajti me 28 pikë, Danko Brankoviç 18, si dhe Luka Boziç e Jalen Smith shtuan nga 13 të tjera.

Aktualisht, Bosnja gjendet e dyta në tabelë me 2 ftore e 2 humbje me bilanc të njejtë sikur Kroacia që është e njejta.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.