Basketboll

Prishtina skuadra e dytë finaliste e turneut të Pavarësisë në Çair

Prishtinë(AsistiOnline) – S.Prishtina është skuadra e dytë finaliste e turneut miqësor për nder të Pavarësisë i organizuar nga klubi shqiptar i Çairit në Maqedoni të Veriut.

Prishtinasit sonte mposhtën nënkampionin e Kosovës G.E Yllin 106-100, në një ndeshje tejet interesante.

Në finale, Prishtina luan me Vëllaznimin që sonte mposhti Çairin 73-74.

Çairi dhe Ylli do të luajnë nga ora 17:00 për vendin e tretë, derisa finalja e madhe luhet nga ora 21:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.