Prishtina e fitoi turneun ”Pavarësia” i organizuar nga ekipi shqiptar – Çair 2030 në Maqedoni të Veriut
Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi kosovar Sigal Prishtina e ka fituar turneun miqësor për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, i organizuar nga ekipi shqiptar Çair 2030.
Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti i Kosovës ka mposhtur në finale, ekipin tjetër nga Kosova Vëllaznimin 95-82, në një sfidë në të cilën rezultati ishte në plan të dytë e organizimet e tilla janë nder dhe nevojë në të mirë të kombit shqiptar.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Çairi triumfoi ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit 100-86.
Ky turne u zhvillua për dy ditë me rradhë në Komunën e Çairit e banuar tërësisht me shqiptarë në Maqedoni, derisa ekipet pjesëmarrëse janë ndarë shumë të kënaqura me organizimin, duke filluar nga mikpritja, kushtet e ofruara gjatë akomodimit, por edhe të gjitha detajet e tjera përcjellëse.
Organizime të tilla i duhen më shumë basketbollit mbarëshqiptar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.