Basketboll

Pas largimeve ‘rafall’, Ylli prezanton ardhjen e re

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një mori largmesh me lojtarë të huaj, Ylli duket se po përgatitet për prezantimin e valës së transfereve të reja.

Therandasit sot kanë prezantuar amerikanin William Tavares, i cili reprezenton edhe Kombëtaren e Cape Verde.

Lojtari në fjalë është i gjatë 195 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

Përvoja e fundit e lojtarit është Liga e parë franceze dhe ekipi i Evreux me të cilët në 15 ndeshje kishte 7 pikë në stinorin 2023/24.

Para Francës, Tavares ka luajtur në Superligën çeke me ekipin e Slavia Pragës në 7 ndeshje me 20 pikë mesataren.

Lojtari ka luajtur edhe në elitën bullgare me Yambol me 14.4 pikë për 19 ndeshje.

Prej vitesh, Tavares paraqitet edhe me Kombëtaren e Cape Verdes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.