Referët nuk e kishin natën e tyre në El Clasico!
Pas largimit të Hadarit dhe teknikeve të Beçiragiqit, vinë gabimet me Ismajlin
REFERËT NUK E KISHIN NATËN E TYRE NË EL CLASICO
Kryendeshja e xhiros 11 midis Sigal prishtinës dhe Trepçës nuk ishte natë e referëve.
Pati shumë situata diskutabile dhe gabime gjatë kësaj ndeshjeje që shkaktuan reagime të dyja skuadrave por më shumë të prishtinasve. Sidomos u dalluan dy gabimet e thirrura ndaj talentit të ri Jon Ismajlit, një teknike për simulim dhe një personale të pa qenë dhe të cilën në fakt e kishte shkaktuar alo-qendra Burns.
Nga ana tjetër edhe te Trepça gabuan për mos referimin e kosh faullit me rastin e shënimit të Hunterit dhe faullit josportiv të shkaktuar ndaj Kapitit.
ASISTI 598 është episodi i tretë sivjet i cili diskuton çështjen e gabimeve në referim.
Gjykimi dhe referat sivjet janë diskutuar më shpesh se viteve të kaluara dhe për këtë janë tri arsye:
- dorëheqja e Rami Hadarit pas ndeshjes Peja – Golden Eagle Ylli,
- përjashtimi i Adis Beqiragiqit në ndeshjen Trepça – Peja dhe
- Përjashtimi i Jon Ismajlit me dy personale të paqena në duelin e fundit Sigal Prishtina – Trepça.
ASISTI 589 (7 TETOR 2024)
ZEMËRIMI DHE LARGIMI I RAMI HADARIT NGA KOSOVA
Si pasoj e zhgënjimit dhe irritimit me referimin në Kosovë, para dy muajve apo më saktësisht me 6 Tetor, dorëheqje nga Peja dhe Përfaqësuesja e Kosovës kishte dhënë Rami Hadarpas referimit në ndeshjen Peja – Golden Eagle Ylli.
I zhgënjyer dhe irrituar tejmase me referimin dhe përjashtimin nga ndeshja Peja – Golden Eagle Ylli, pas lojës, Rami Hadar deklaroi
“Nuk besoj se ndeshjen e vendosi çfarë ndodhi ne minutën e fundi. Ju në Kosovë duhet të zgjoheni nga gjumi.
Çfarë po ndodh me referët është e shpifur. Ndjej se ata po vijnë me agjendë. Nga 10 topat e humbur në çerekun e parë me tregoni sa prej tyre ishin vendime të gjyqtarëve për gabim në hapa dhe faul në sulm që asnjëherë nuk ekzistuan. Është koha që të zgjoheni këtu. Fillimisht për situatën që në një ndeshje si kjo nuk ka një referë me pervojë.
Pastaj duhet të bëhet sqarim në Federatë, pse nuk ishte asnjë prej referëve më të mirë në këtë ndeshje që pritej të ishte e ngushtë. E dyta po stërvis në këtë vend qe dy vite por nuk e di edhe për sakohë sepse ju po ma tregoni rrugën për tu larguar.Është e qarte dhe duhet të kontrolloni se si referët që kanë nisur këtë punë qe 1 apo 2 vite dhe që më ndëshkojnë me teknike, duke mos më dhënë asnjëherë paralajmërim, që duhet ta bëjnë. Mbaj përgjegjësinë për çdo rezultat dhe humbje të ekipit, por nuk do e mbaj më gojën mbyllu. Është koha për tu zgjuar të gjithë nga gjumi” kishte deklaruar Hadar, njeriu i cili Pejës ia ktheu titullin e kampionit pas një dekade dhe më pas u emërua edhe selektor i Kosovës por asaj që i ndodhi , jo vetëm në ndeshjen Peja – Ylli por në kontinuitet , dha dorëheqje dhe u largua nga Kosova.
ASISTI 591(21 TETOR)
BEQIRAGIQI PËRJASHTOHET PAS REAGIMIT NDAJ FAULLIT TË PAQENË
I irrituar tjemase kishte qenë edhe Adis Beqiragiqi me 19 Tetor në duelin Trepça – Peja kur për shkak të referimit të dobët kishte reaguar dhe ishte përjashtuar nga ndeshja duke drejtuar kritika lidhur me qasjen e gjyqtarëve.
Në ASISTIN 591 kjo është diskutuar me mysafirët: Blerim Vuniqin dhe Altin Sahitin.
ASISTI 598 (9 DHJETOR 2024)
HERA E TRETË SIVJET QË PO DISKUTOHEN GABIMET NË REFERIM
Në kryendeshjen e fundit Sigal Prisahtina – Trepça pati shumë situata diskutabile dhe gabime që shkaktuan reagime, të dyja skuadrave.
Më të zhurmshëm ishin prishtinasit për shkak të dy thirrjeve të gabuara që rezultuan me largimin e parakohshëm nga loja të talentit të ri Jon Ismajlit. Një teknike për simulim dhe një personale e pa qenë dhe të cilën në fakt e kishte shkaktuar alo-qendra Burns, ishin vendime që e penalizuan Imsjaliun që shfaqi një lojë të shkëlqyeshme sidomos në mbrojtje.
Nga ana tjetër, pati reagime edhe ng Trepça për mos referimin e kosh faullit me rastin e shënimit të Hunterit dhe faullit josportiv që u shkaktua ndaj Kapitit por nuk u konsiderua si i tillë.
ASISTI ME POROSI PUBLIKE PËR REFERËT
Në ASISTIN 598, Agon Fehmiu iu drejtua publikisht referëve me porosi që kritikat t’i marrin si dashamirëse, me qëllim të përmirësimit në punën e tyre
Porosia e plotë në vazhdim:
“Shikoni referë të nderum, mundeni me u hidhërua dhe me e marr si të doni por në fund të fundit kjo është për të mirën e juaj dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.
Kritika ju bënë të përmirësoheni, të jeni më të kujdesshëm dhe vëmendshëm gjatë ndeshjeve dhe kjo pastaj reflekton edhe në kualitetin dhe zhvillimin e lojës në Superligë.Çdo kërkim i qëllimit të keq në kritikat e drejtuara është gabim.Nëse dikush nga ju e merr personale atëherë është problem i tij i madh dhe kjo do të jetë pengesë e juaja për të ec përpara” tha Agoni.
Më tutje ai theksoi se për 25 vjet pune, ASISTI kur nuk ka bërë kompromis kur është në pyetje e mira e basketbollit duke rikujtuar kohën kur i ka mbrojtur pikërisht referat kur kanë qenë të sulmuar padrejtësisht nga klubet.
“ Të gjithë ju që referoni e njihni mirë ASISTIN dhe punën që bëhet tash e 25 vjet, secili prej jush ka qenë fëmijë apo i ri dhe të gjithë keni kaluar dhe jeni rritur me këtë emision dhe e dini se kur është në pyetje e mira e përgjithshme aty ASISTI nuk bënë kompromis.
Ka pasur momente kur në karrierat e juaja si refero të rinj keni qenë të sulmuar padrejtësisht dhe ASISTI ka qenë mburojë e juaja sepse keni pasur të drejtë.Këtë e dini shumë mirë, shumica prej jush që tash jeni referë madje edhe me stemë të FIBA-së” theksoi Agon Fehmiu.
Krejt në fund , ASISTI i bëri thirrje gjyqtarëve të basketbollit t’i marrin kritikat si qëllimmira dhe motiv për punë dhe prëmirësim.
“merrni këto kritika me qëllim të mirë dhe përmirësohuni sepse askush nuk është i paprekshëm dhe secili duhet të jep llogari qoftë për të mirë apo për gabime. Kjo do t’ju shërbej juve për të ec përpara në karrierë por dhe basketbollit tonë në përgjithësi”, përfundoi Agoni.
Komentet janë të mbyllura.