Basketboll

Penza e dominon derbin lokal të basketbollit pejan te femrat

Penza e ka fituar derbin lokal të basketbollit pejan në Superligën e Kosovës.

Vashat e drejtuara nga Fabian Gjuka e mposhtën Pejën 03 me rezultat 67-82.

Jasmine Joyner me 25 pikë, Saranda Daci me 19 e Erjona Krasniqi me 18 të tjera (4/4 pë treshe), u dalluan sonte te Penza.

Te Peja 03, Sara Vraniqi kishte 22 pikë e Brailyn Jarell Joseph kishte 19 të tjera.

Penza gjendet e dyta në tabelë me 6 fitore e 4 humbje, derisa njejtë qëndron edhe Peja 03, por shkaku i koshaverazhit më të dobët në duelet e ndërsjella me ekipin e Penzës.

Me sonte mbaron stinori vjeshtor për të dyja ekipet e stinori pranveror nis në janar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.