Ylli e dërrmon Tiranën në start të Unikes
Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike.
Ylli shkëlqeu nga fillimi, ku në çerekun e parë krijoi dallimin e madh, që ishte vendimtar për këtë sfidë. Therandasit e fituan këtë çerek 32:12, dhe epërsinë prej 20 pikëve e ruajtën deri në fund, ku fituan 87:59.
Te vendasit u dalluan Hasahn French me 28 pikë e dhjetë kërcime, William Tavares me 19 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Jalen Nesbitt me 14 pikë e 12 kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Frenki Lilaj me 26 pikë e dhjetë kërcime dhe Endrit Hysenagolli me dhjetë pikë e 13 kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje.
Komentet janë të mbyllura.