Tmushiq dhe Muhadri rrëmbyen çmimet kryesore në mbrëmjen e laureatëve të vitit
Federata e Basketbollit e Kosovës sonte e ka organizuar eventin “Laureatët 2024”, me një mbrëmje gala, ku janë nderuar më të mirët e vitit 2024.
Çmimet kryesore i kanë rrëmbyer basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic dhe basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri.
Çmimet te meshkujt i ka ndarë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, derisa te femrat, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Tmusic fitoi katër trofe me Trepçën gjatë vitit 2024, derisa Muhadri tre trofetë me Bashkimin.
Ata kanë falënderuar bashkëlojtarët/et për ndihmën e dhënë, si dhe klubet përkatëse dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
Në top 5 te femrat kanë hyrë: Arbnore Përquku (KBF Bashkimi), Jeta Zeka (KBF Bashkimi/KBF Penza), Malvina Haziri (KBF Prishtina), Sara Vraniqi (KBF Penza/KBF Peja 03) dhe Aulona Muhadri.
Ndërkohë te meshkujt në Top 5 kanë hyrë: Dardan Kapiti (KB Trepça), Gëzim Morina (KB Golden Eagle Ylli), Muhamedali Janjeva (KB Sigal Prishtina), Valon Bunjaku (KB Golden Eagle Ylli/ KB Bashkimi) dhe Mikaile Tmusiq (Trepca).
Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve është shpallur KB Trepça, derisa skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave: KBF Bashkimi.
Trajneri i vitit është shpallur Lorik Kllokoqi, pasi fitoi Divizionin C me femra U18.
Shpresa e vitit te djemtë dhe vajzat ishin Yll Kastrati (KB Bora/KB Kerasan) dhe Flutra Mehmeti (KBF Prishtina).
Ngadhnjim Shabani është shpallur Gjyqtari i Vitit, i cili është edhe gjyqtar ndërkombëtar.
Punëtori Sportiv i Vitit është shpallur Vullnet Sefaja, i cili është president i Trepçës, duke fituar katër trofe brenda një viti dhe duke garuar në arenën ndërkombëtare.
Ambasadorja e basketbollit të Kosovës jashtë vendit është shpallur Astera Tuhina (Washington State Cougars).
Gjithashtu ka pasur çmim të veçantë për Veteran/e: Mithat Belegu te meshkujt dhe Xhevahire Mustafa te femrat.
Çmim i veçantë për Kontribuues i basketbollit, ku është nderuar Mexhit Sogojeva.
Çmimi i Publikut Art Motion/Kujtesa kanë shkuar te Malvina Haziri dhe Mikaile Tmusic, të cilët fituan më shumë vota të publikut.
Në fillim të këtij eventi është ndarë Çmimi për organizator/mirënjohje: Automita, ku edhe është zhvilluar ky event me rreth 300 të ftuar, derisa Automita është sponsor i FBK-së, si dhe mbështetës i basketbollit të Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.