Fjalë pak e punë shumë, Doni po shkëlqen te Vëllaznimi pas rikthimit nga lëndimet
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një rruge të vështirë rikuperimi nga dy dëmtime serioze të ligamenteve – një nga sfidat më të mëdha për çdo sportist – Doni Polloshka është rikthyer me paraqitje të jashtëzakonshme te Vëllaznimi.
Doni po tregon jo vetëm qëndrueshmëri mendore dhe fizike, por edhe një përkushtim që po shpërblehet në parket.
Vëllaznimi ka arritur katër fitore radhazi në kampionat dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës, me Polloshkën si një ndër shtyllat kryesore të skuadrës. Në ndeshjen e sontme kundër ish-ekipit të tij Prishtinës, Doni spikati me një double-double të shkëlqyer, duke shënuar 12 pikë, kapur 10 kërcime dhe dhënë 3 asistime në 35 minuta lojë. Ai vazhdon të jetë kreatori dhe dirigjenti kryesor i kuqezinjve në fushë.
Me performanca të tilla, emri i Polloshkës nuk mund të injorohet nga Përfaqësuesja e Kosovës. Ai po tregon se është një lojtar që meriton hapësirë edhe në nivel kombëtar, duke sjellë energji dhe lidership në çdo lojë.
Rikthimi i Donit është një shembull frymëzues se si mund të përballohen sfidat dhe të arrihet suksesi përmes punës dhe vullnetit të palodhur.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.