Bashkimi e shkarkon Raduloviqin
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka shkarkuar trajnerin maqedonas, Darko Raduloviq.
Prizrenasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me të, pas rezultateve të fundit të ekipit e humbja me Pejën ka kulmuar me vendimin e tillë.
Raduloviq mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij stinori duke u eliminuar nga Kupa që në ndeshjen e parë, por në Superligë pati seri fillestare prej 7 fitoreve rradhazi, megjithatë më pas erdhi edhe seria negative me disa humbje të papritura dhe palët vendosën për ndërprerjen e bashkëpunimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.