Basketboll

Sot u hap afati kalimtar dimëror

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të hënën (më 30 dhjetor) fillon afati kalimtar në Superligë.

Afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025.

Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në ProCredit Superligë për lojtarët vendorë.

Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar.

Komentet janë të mbyllura.