‘Bombë’ nga Turqia, Kenan Spahiu prezantohet te Bahçeşehir që është kandidat për fitimin e Eurocup
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu sot është prezantuar te skuadra e re.
Lojtari që luan me Kombëtaren e Turqisë, është prezantuar sot si lojtar i ekipit të njohur turk, Bahçeşehir Koleji që sivjet po luan në kompeticionin e dytë më të madh evropian për klube – Eurocup.
Klubi i Bahçeşehir e ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Spahiun, derisa la të nënkuptohet se një marrëveshje e tillë nuk ishte fare e lehtë.
Spahiu deri tani ishte pjesë e Karsiyakës së Ufuk Saricës, me të cilët prej vitesh luajtën sezone tejet të forta, por problemet financiare sivjet, bënë që Karsiyaka të bëhet si ‘supermarket’ për ekipet e tjera, duke u larguar lojtarët bazë të skuadrës si James Webb, Eric McCollum, Jerry Boutsiele dhe Kenan Spahiu.
Ekipi i Bahçeşehir sivjet është prej tre kandidatëve kryesorë për fitimin e Eurocup, së bashku me Hapoel Tel Avivin e Izraelit dhe Valencian e Spanjës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.