Mesjava rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovë, derbi zhvillohet në Prizren
Superliga e Kosovës në Basketboll rikthehet këtë mesjavë në aksion me stinorin pranveror që pritet të jetë shumë interesant.
Kjo është pjesa vendimtare, ku skuadrat japin maksimumin dhe palestrat pritet të jenë të mbushura me tifozë.
Pas përfundimit të afatit kalimtar, me përforcimet e bëra skuadrat janë për aksion.
Në javën e 15-të do të kemi derbi dhe sfida interesante. Bashkimi do të përballet me Trepçën në Prizren, apo vendi i dytë me të parin. Prizrenasit në vjeshtë kishin nëntë fitore e pesë humbje, derisa mitrovicasit 11 fitore e tri humbje, për tu konfirmuar si lidere e elitës. Në vjeshtë kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.
Bora-Golden Eagle Ylli është një përballje interesante, ku prishtinasit kanë ngritje të formës, derisa therandasit kanë synime të mëdha. Bora, që për herë të parë garon në elitë, ka katër fitore e dhjetë humbje, kurse nënkampionët shtatë fitore e shtatë humbje.
Të enjten ndeshen Vëllaznimi-Peja në një përballje, që pritet të sjellë basketboll e atmosferë të bukur në Gjakovë. Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët tetë fitore e gjashtë humbje. Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina është një duel, ku të dy skuadrat do të japin gjithçka për fitore, pasi është një përballje shumë e rëndësishme. Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, derisa prishtinasit gjashtë fitore e tetë humbje.
Java 15
E mërkurë
19:00 Bashkimi – Trepça
19:00 Bora – Golden Eagle Ylli
E enjte
19:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
Komentet janë të mbyllura.