Bashkimi e nis vitin 2025 me fitore, Muhadri shkëlqen me double-double
Kampioni aktual i Superligë së Kosovës te femrat, Bashkimi e ka nisur me fitore gjysmëstinorin e dytë.
Vashat prizrenase e kanë mposhtur Prishtinën me rezultat final 79-72, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar sonte në ”Sezai Surroi”.
Kapitenia e Bashkimit dhe MVP për vitin 2024 në basketbollin kosovar, Aulona Muhadri ka shkëlqyer sonte me double-double prej 18 pikëve e 15 kërcimeve, por që ka shtuar edhe 4 asiste.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Jayla Nacole Johnson me 25 pikë e Malvina Haziri me 17 pikë.
Bashkimi gjendet i pari në tabelë me 10 fitore e 1 humbje, derisa Prishtina gjendet e 4-ta me 5 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Penzën e Bashkimi e pret rivalin lokal Junior 06.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.