Prishtina e fitoi gjysmëfinalen e parë ndaj Trepçës (Deklaratat e trajnerëve)
Edhe El Classico në mes të Sigal Prishtinës e Trepçës dhuroi spektakël basketbolli në kryeqytet ku bardh e kaltërit e arritën fitoren me epersi të ngushtë 67:65.
Ishte Prishtina ajo që e nisi ndeshjen furishëm duke ia shkaktuar Trepçës një 10 minutësh katastrofal ku e ndali në vetëm 3 pikë e vet I qëlluan 25, për të krijuar epersi prej 22 pikëve pas çerekut të parë të ndeshjes.
Epersia e thellë e krijuar I dha kryeqytetasve komoditet ndërsa xehtarët që ishin në vazhdimsi në ndjekje të rezultatit pas pjesës së parë arritën të e shkrijnë vetëm në 19 avantazhin për 39:20.
Megjithatë kampyonët aktual të udhëhequr nga Drilon Hajrizi u zgjuan në pjesën e dytë dhe fillimisht në çerekun e tretë i realizuan 29 pikë e e ndalën Prishtinën në 17 për të e shkrirë në 7 epersinë e kur ishin edhe 1 minut e 46 sekonda deri në fund, Drilon Hajrizi me këtë treshe barazoi gjithqka në 65:65.
E në vazhdim asnjëra nga skuadrat që po tentonin në vazhdimsi për treshe nuk arritën të realizojnë kurse 27 sekonda pa përfunduar ndeshja Larry Thomas shkaktoi personale nda Rashid Mahallbashiqit, I cili I qëlloi të dyja për të e vendosur rezultatin final 67:65.
Murat Bilge pas ndeshjes u shpreh mjaft I lumtur me fitoren.
DEK – MURAT BILGE – TRAJNER I SIGAL PRISHTINËS
(Nuk jam I dëshpëruar aspak, unë jam krenar me lojtarët e mi pasi nuk është aspak e lehtë të luash kundër Trepçës. Ata kanë një skuadër fantastike, një trajner fenomenal dhe një organizim shumë të mirë. Kjo është normale, kur huq nga pozitat e hapura ata do të arrijnë në rezultat, ky është basketbolli I rregullt.)
Në anën tjetër trajneri Adis Beciragic pas ndeshjes u shpreh i shqetësuar me paraqitjet e skuadrës në ndeshjet e fundit.
DEK – ADIS BECIRAGIC – TRAJNER I TREPÇËS
(Ishte mir, ne luajtëm mbrojtje zonale në pjesën e dytë dhe ata nuk po gjenin zgjidhje, kjo ishte arsyeja që ne po realizonim nga disa pozita të lehta dhe u rikthyem në lojë por ne në 5 ndeshjet e fundit I kemi humbur 3 dhe të trija ishin ndeshje si mysafir, Bashkimi, Peja dhe këtu. Në të trija ndeshjet ne ishim -20 pas pjesës së parë dhe në të trija e kishim nga një çerek ku ishim në disavantazh të thellë , nuk e di, si është e mundur që kjo skuadër në një cerek të luajë me rezultat 25:3, vetëm tre pikë në një cerek, un nuk e di. Ne jemi të mirë në gjuajtje por nuk e di .. e vetmja gjë që e di është që ne e kemi afruar rezultatin dhe është vetëm 2 pikë disavantazhi është dhe është në rregull. Tania ta do të vijnë në palestrën tonë ku pres të e kemi përkrahjen e publikut dhe po shpresoj që do të fitojmë me epersi më të thellë se +2.)
Josh Nxeakor ishte më i dalluari te kryeqytetasit me 19 pikë e 5 kërcime, double double kompletoi Rashid Mahallbashiq me 13 pikë e 13 kërcime ndërsa 14 pikë e 4 asistime I shtoi Ricky Tarrant.
Te Trepça fenomenal ishte Drilon Hajrizi me dyshifror të dyfishtë prej 21 pikëve e 12 kërcimeve ndërsa 13 pikë e 4 kërcime I shtoi Mikaile Tmusiq e 10 pikë e 6 kërcime I pati Larry Thomas.
Komentet janë të mbyllura.