Themelohet Shoqata e Basketbollistëve/eve të Kosovës me kryetar kapitenin e Kosovës
Për herë të parë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës në sajtin zyrtar, duke bërë me dije se në mbledhjen e mbajtur në zyrat saj, kanë marrë pjesë 35 delegatë apo lojtarë dhe lojtare, të cilët janë pjesë e rëndësishme e basketbollit të Kosovës.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka qenë i vetmi kandidat dhe me 35 vota pro është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.
Kjo Shoqatë do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së.
Shoqata është themeluar konform Ligjit të ri të Sportit.
Po ashtu sot janë zgjidhur edhe Anëtarët e Bordit të Shoqatës, të cilët janë: Gëzim Morina, Arbnore Përquku, Aulona Muhadri, Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi.
Shoqata synon të mbrojë të drejtat e basketbollistëve/eve në Kosovë dhe të jetë zëri i tyre.
Komentet janë të mbyllura.