Basketboll

Ekskluzive: Bashkimi afër marrëveshjes me një prej trajnerëve më perspektiv nga Kroacia

Prishtinë(AsistiOnline) – Duket se ekipi i Bashkimit do të bëhet shpejtë me trajner të ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se portokallinjët janë afër marrëveshjes me trajnerin kroat me perspektivë të madhe, Sasa Jankovic.

40 vjeçari në dy edicionet e fundit ka punuar me skuadrën e njohur sllovake, Prievidza me të cilët paraprakisht përfundoi sezonin në vendin e 2-të në sezonin e rregullt (rezultati më i mirë i klubit nga sezoni 2016/17), pastaj në play off ishin fitues të medaljes së bronztë (arritja më e mirë e klubit sllovak pas sezonit 2018/19) e në sezonin 2024/25, klubi u kualifikua në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Sivjet ekipi i Prievidza përfundoi në vendin e dytë në grupin e stinorit të rregullt në FEC me 4 fitore dhe 2 humbje dhe kishte në grup edhe ekipin e njohur spanjoll, Bilbao (Spanjë), si dhe Balkan Botevgradin e Bullgarisë e Kutaisin e Gjeorgjisë.

Paraprakisht, Jankovic në të kaluarën ka punuar edhe te skuadra elitare çeke, Ostrava. Ai ka përvojë të pasur edhe si basketbollist aktiv.

Marrëveshja mes Bashkimit dhe Jankovic mund të kompletohet e zyrtarizohet shumë shpejtë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.