Basketboll

Bora arrin fitore me shumë rëndësi ndaj Vëllaznimit

Bora shënoi fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 85:72 (24:16, 25:19, 17:24, 19:13), në javën e 19-të të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit filluan shkëputjen, duke e fituar çerekun e parë 24:16. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë në 16 pikë, derisa shkuan në pushim me shifrat 51:35.

Kuqezinjtë tentuan rikthimin në pjesën e dytë, ku në periodën e tretë ishin më të mirë 17:24, por në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar Bora ishte më e mirë për të triumfuar 85:72.

Te vendasit u dallua Henrik Sirko me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jericole Hellems me 17 pikë e pesë kërcime.

Bora ka gjashtë fitore e 13 humbje, kurse Vëllaznimi dhjetë fitore e nëntë humbje.

Komentet janë të mbyllura.