Prishtina e fitoi derbin dramatik ndaj Pejës
Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në kryeqytet, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 19-të të ProCredit Superligës ndaj Pejës me rezultat 75:74 (21:17, 21:16, 16:18, 17:23).
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi deri në 11 pikë, 17:6, por verdhezinjtë u rikthyen për të afruar shifrat në 21:17, sa përfundoi çereku i parë. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë bënë përmbysjen në 30:32, por vendasit filluan një seri të suksesshme, për të shkuar në pushim me rezultat 42:33.
Periudha e tretë ishte e baraspeshuar, 16:18, derisa drama ishte në dhjetë minutat e fundit. Fituesi u vendos në sekondat e fundit. Verdhezinjtë afruan rezultatin në 73:72, por në momentet vendimtare, vendasit u treguan më të vëmendshëm dhe fituan 75:74.
Më i miri te bardhekaltrit ishte Rashid Mahalbasiq me 15 pikë e 11 kërcime e katër asistime, derisa te verdhezinjtë më të mirët ishin Dardan Berisha me 14 dhe Arti Hajdari me 13 pikë.
Tani Sigal Prishtina ka 11 fitore e tetë humbje, ndërsa Peja dhjetë fitore e nëntë humbje.
Komentet janë të mbyllura.