Bashkimi më i fortë në dy dekadat e fundit? i kompletuar për finalen e madhe
Ekipi prizrenas ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, duke arritur 14 fitore dhe 6 humbje në 20 ndeshje të Superligës.
Me paraqitje të qëndrueshme dhe një 12she ku ka rotacion të bollshëm, Bashkimi synon të ngrejë trofeun e Kupës, në finalen e madhe që zhvillohet të mërkurën, më 12 shkurt, në Prishtinë, nga ora 19:00, kundër Trepçës.
Sipas Eurobasket.com, pesëshja bazë e Bashkimit ka pasur një ndikim kyç në suksesin e skuadrës. Mack Smith është pikëshënuesi më i mirë i ekipit me 13.5 pikë, 4.3 kërcime dhe 3.6 asistime për ndeshje. Jayveous McKinnis dominon në zonën e poshtme me mesatare prej 12.2 pikësh dhe 10.4 kërcimesh për takim. Lejson Zeqiri kontribuon me 11.1 pikë, 4.6 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Valon Bunjaku shton 8.5 pikë, 3.2 kërcime dhe 4 asistime për lojë. Kapiteni Altin Morina e drejton ekipin me 6.8 pikë, 3.1 kërcime dhe 3.2 asistime.
Bashkimi shpreson të vazhdojë rrugëtimin e tij të suksesshëm dhe të përmbyllë këtë edicion me një tjetër trofe në histori.
Komentet janë të mbyllura.