ASISTI 605 sonte i dedikohet komplet finales së Kupës së Kosovës 2025
ASISTI sonte sjell tregimet speciale të rrugëtimit të Trepçës dhe Bashkimit deri në finalen e sivjetme, rrëfimin mbi historinë e përballjeve të deritashme të këtyre dy skuadrave të mëdha të basketbollit kosovar në finalet e Kupës së Kosovës, si dhe analiza e formës aktuale, përballjeve sivjet dhe përforcimeve të fundit n’prag të finales.
Nga pavarësimi i basketbollit kosovar më 1991/92 kjo është vetëm hera e tretë që Trepça dhe Bashkimi ndeshen në finale. Të dyjat i ka fituar Trepça dhe së fundmi, pas triumfit në vitin 2022, Trepça nisi dominimin trevjeçar në këtë garë dhe më pas fitoi edhe Kupat 2023 dhe 2024 duke e ngritur këtë trofe tre herë.
Tregime shumë interesante nga të cilat do të mësoni shumë kurse gjitha këto do t’i diskutojmë me mysafirët special, Valentin Spaqi dhe Gazmend Asllani, dy ikonat e këtyre klubeve dhe pjesëmarrës të takimit të parë final në vitin 2012 si dhe komentatori i finales 2025, kolegu Gramoz Pylla.
A do ta fitoj Trepça Kupën për herë të katërt rresht dhe trofeun e tetë në histori nga pavarësimi i basketbollit tonë apo Bashkimi i cili po kthehet në finale pas tri viteve dhe po e kërkon revanshin ndaj Trepçës duke e synuar trofeun e parë të Kupës pas plot 24 viteve dhe të dytin në total?
Një është e sigurt ky do të jetë spektakël basketbolli…
Gjitha këto do ti diskutojmë dhe analizojmë me Blerim Vuniqin i cili sonte kthehet në ASIST me analizat e tij speciale.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT vjen me Top aksionet e gjysmëfinaleve fenomenale.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 605 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.