Basketboll

Finalistët e Kupës së Kosovës, Bashkimi dhe Trepça, zhvendosen përgatitjet jashtë qyteteve të tyre

Dy ekipet finaliste të Kupës së Kosovës në basketboll, Bashkimi dhe Trepça, kanë ndryshuar vendndodhjen e përgatitjeve të tyre para ndeshjes së madhe që do të zhvillohet të mërkurën në orën 19:00.

Skuadra e Trepçës dje ka njoftuar se është zhvendosur në Shkup, ku po zhvillon stërvitjet për këtë sfidë të rëndësishme. Ekipi mitrovicas pritet të rikthehet në Kosovë nesër, duke përmbyllur atje përgatitjet finale për ndeshjen.

Ndërkohë, AsistiOnline.com ka mësuar se sonte edhe ekipi i Bashkimit është zhvendosur në Prishtinë. Skuadra prizrenase do të akomodohet në Hotel Emerald dhe do të qëndrojë aty deri në finalen e së mërkurës, duke u fokusuar maksimalisht në përgatitjet përballë rivalit mitrovicas.

Të dyja skuadrat po e marrin me seriozitet të plotë këtë sfidë, me synimin për të ngritur trofeun e Kupës së Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.