Rrugëtimi i Bashkimit deri në finale
Ndalesa e parë për Bashkimin në çerekfinale ishte skuadra më e re në Superligë, Bora.
Dueli i parë u zhvillua në Prishtinë e përfundoi me epersi prej 22 pikëve të ekipit të Bashkimit për 88:66 ndërsa dueli i dytë që u zhvillua në Prizren përfundoi me epersi edhe më të thellë të portokall e zinjëve për 97:74 me ç’rast prizrenasit me lehtësi u kualifikuan në gjysmëfinale, aty ku përballë do ta kishin Vëllaznimi që e kishte mposhtu Golden Eagle Yllin.
Ndeshja e parë gjysmëfinale në Gjakovë dhuroi njënga spektaklet më të bukura të këtij edicioni ku Shani Nushi ishte i stërmbushur dhe siq dijnë më së miri gjakovarët dhanë shfaqje të mrekullueshme nëtribuna.E spektakël dhuruan edhe lojtarët në parket ku Vëllaznimi pati në vazhdimsi iniciativë të lehtëdhe shkëputjenë rezultat megjithatë Bashkimi i udhëhequr nga Mack Smith u rikthye plotësisht nëlojë në çerekun e tretë për të dhururar dramë në 10 minutëshin e fundit.
Gjithsesi përkrahja e publikut në çastet vendimtare i dha motiv të madh gjakovarëve të cilët u treguan tëvëmendshëm në minutën e fundit dhe jo vetëm që e fituan ndeshjen por në 30 sekondat e fundit me 6 pikë rradhazi e siguruan edhe fitoren me epersi prej 9 pikëve duke I dhënë komoditet për ndeshjen e dytë.
Sikurse në Gjakovë edhe Prizreni kishte përgaditur spektakël e atmosferë fantastike në tribuna të pa parënë vitet e fundit në qytetin e lashtë. Rreth 4 mijëtifozë të pranishëm ishin aty për të e përkrahur Bashkimin në një sfidë të madhe ndaj Vëllaznimit, një nga skuadrat më në formë të momentit. Përderisa pjesa e parë i takoi plotësisht gjakovarëve të cilët e mbyllën me epersi prej 6 pikëve dhe në tërësi ishin +15, Bashkimi shpërtheu në 20 minutëshin e dytë.Në atmosferën fenomenale, motivimi te lojtarët nuk mungoi ku shpërthyen me treshe dhe gradualisht e nisën rikthimin dhe jo vetëm që krijuan epersi prej 10 pikëve por arritën të e thellojnë avantazhin deri në +18, ku me rikthim të madh arritën të e sigurojnë vendin në finale.
Portokallinjët do të e kërkojnë revanshin ndaj mitrovicasve të cilët i�kishin mposhtur në finalen e 2012 e të 2022-tës duke e kërkuar edhe trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës për herë të dytë në histori të klubit pas atij të fituar në vitin 2001.
Komentet janë të mbyllura.