Ylli triumfon ndaj Vllaznisë në Shkodër
Golden Eagle Ylli fitoi në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultat 67:83 (22:26, 17:20, 12:20, 16:17), në javën e tretë të Ligës Unike.
Skuadra nga Theranda, në çdo çerek ishte më e mirë, për të shënuar fitore mjaft të rëndësishme. Mysafirët fituan çerekun e parë 22:26, derisa periudhën e dytë, 17:20. Me ritëm të njëjtë vazhduan edhe në pjesën e dytë, ku fituan periudhën e tretë 12:20 dhe dhjetëminutëshin e fundit 16:17.
Më i miri te Vllaznia ishte Dy’quavis Wilkins me 25 pikë e 11 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli, Jan Palokaj kishte 14 pikë e shtatë kërcime, Lis Shoshi 15 pikë e nëntë kërcime dhe Jalen Nessbit me 13 pikë e dhjetë kërcime. Vllaznia ka një fitore e tri humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli dy fitore e dy humbje.
Komentet janë të mbyllura.