Pensionohet Azem Hoxhaj, nderohet për kontributin e dhënë në basketbollin e Kosovës
Ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i njohur i basketbollit kosovar, Azem Hoxhaj, është nderuar me mirënjohje nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) për kontributin e tij të çmuar në sportin e koshit.
Mirënjohjen ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, si shenjë respekti për dekada të tëra përkushtim në fushën e arbitrimit dhe vëzhgimit të ndeshjeve.
Finalja e Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit ishte një moment i veçantë për Hoxhajn, duke qenë e fundit në rolin e vëzhguesit para pensionimit.
Në këtë finale, për gjykimin korrekt dhe angazhimin e tyre, me mirënjohje u nderuan edhe tre gjyqtarët kryesorë të takimit, Artan Gashi, Xhelal Mumini dhe Elldin Uglari.
Komentet janë të mbyllura.