Under Header

spot_img

Au’Diese Toney pritet të largohet nga Bashkimi pas vetëm një ndeshje?

spot_img
spot_img

Bashkimi dhe basketbollisti amerikan Au’Diese Toney pritet të ndajnë rrugët pas një periudhe shumë të shkurtër bashkëpunimi. Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Toney është afër largimit nga skuadra prizrenase, pasi luajti vetëm një ndeshje me ekipin portokalli.

Ish-lojtari i dy kolegjeve amerikane: Arkansas Razorbacks dhe Pittsburgh Panthers, sezonin e kaluar ishte pjesë e Kolossos Rodou në elitën e basketbollit grek, ku pati mesatare prej rreth 7 pikëve.

Toney me Bashkimin debutoi në finalen e Kupës së Kosovës kundër Trepçës, ku luajti vetëm 7 minuta, duke shënuar 2 pikë dhe duke regjistruar 3 kërcime.

Lojtari në sezonin e tij të fundit në NCAA me Arkansas kishte mesatare prej 10.5 pikëve dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje, nuk arriti të linte gjurmë në basketbollin kosovar dhe tashmë duket se është në prag të një largimi të shpejtë.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds