Befason Trepça, konfirmon ndarjen me Malik Johnson
Klubi i Trepçës ka njoftuar sonte largimin e befasishëm të lojtarit amerikan, Malik Johnson.
Në një deklaratë zyrtare, klubi bëri të ditur: “Klubi ynë dhe Malik Johnson kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët të ndajnë rrugët. E falënderojmë për kontributin e tij gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive. Suksese, Malik!”
Johnson iu bashkua Trepçës në korrik të vitit 2024, pas një sezoni me Brose Bamberg në Bundesligën Gjermane, ku mesatarisht shënoi 7.9 pikë dhe dha 4.9 asistime për ndeshje.
Gjatë qëndrimit të tij me Trepçën, Johnson kontribuoi ndjeshëm në sukseset e ekipit, duke ndihmuar në fitimin e Kupës së Kosovës në vitin 2025 dhe Superkupës së Kosovës në vitin 2024. Në Superligën e Kosovës, ai regjistroi mesatarisht 10.9 pikë dhe 7.4 asistime për ndeshje.
Largimi i tij vjen në një moment të papritur, dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij profesionale.
Komentet janë të mbyllura.