Bora largon turkun Sirin, transferon amerikanin Woods
Klubi i inkuadruar sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Bora nga Prishtina ka bërë ndryshime të rëndësishme në pozitën e qendrës, duke larguar turkun Gökhan Şirin dhe duke afruar amerikanin Derrick Woods.
Şirin u bashkua me Borën në vitin 2024 si një përforcim i bujshëm, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
Në vend të tij, Bora ka nënshkruar me Derrick Woods, një lojtar 28-vjeçar. Woods ka një karrierë të larmishme ndërkombëtare, duke luajtur në vende si Argjentina, Kanadaja, Kili, Danimarka, Estonia, Hungaria, Izraeli, Meksika dhe SHBA.
Gjatë sezonit 2024-2025 në Kupën e Kilit, Woods luajti për ekipin e Ancud, ku në 16 ndeshje regjistroi mesatarisht 17.9 pikë dhe 9.3 kërcime për ndeshje, me një saktësi prej 52.7% në gjuajtjet për dy pikë dhe 33.3% për tre pikë. Ai gjithashtu kontribuoi me 1.6 asistime dhe 1.1 bllokime për ndeshje.
Karriera e Woods ka qenë mjaft dinamike, duke ndryshuar disa ekipe dhe liga çdo sezon. Mbetet të shihet se si do të performojë lojtari me fanelën e Borës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.