Talenti kosovar Dini Syla po shkëlqen në SHBA, me ekipin shpallen kampion në Arkansas
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri nga Kosova, Dini Syla, po vazhdon të tregojë potencialin e tij në SHBA.
17-vjeçari dhe ekipi i tij, Southwest Christian Academy (SCA) nga Little Rock, janë shpallur kampionë të Arkansasit në konferencën e basketbollit HCAA, duke treguar forcën e tyre në garë.
Dini u transferua në SHBA vitin e kaluar, pasi më parë ishte formuar si lojtar në M-Junior nga Prishtina, me trajner Bekim Maxhunin.
Familja e Dinit është me prejardhje nga Mitrovica, derisa ai po luan me shumë sukses si organizator e shuter (pozitat 1 dhe 2), duke u dalluar për qetësinë dhe vendosmërinë në lojë.
Ky triumf me SCA është vetëm një tjetër hap përpara për të, ndërsa ai vazhdon të përmirësohet dhe të ndërtojë të ardhmen e tij në basketboll.
Me paraqitjet e tij, Dini është një aset tejet i vlefshëm për të ardhmen edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.