Basketboll

Beçiragiq me Bosnjën kualifikohet në Eurobasket

Prishtinë(AsistiOnline) – Bosnje & Hercegovina është kualifikuar sonte në Eurobasketin 2025.

Ekipi boshnjak që drejtohet nga trajneri i Trepçës, e ka deklasuar Kombëtaren e Qipros me rezultat 108-62, në palestrën SKPC Mejdan të Tuzllës, për të vulosur kualifikimin e madh sonte.

Bosnja momentalisht ka 3 fitore e 2 humbje në grup, derisa ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Francës me 24 shkurt, por vetëm formalisht pasi e ka siguruar kalimin në Eurobasket.

Vlen të ceket se Bosnja ka një prej ekipeve me lojtarët ndoshta më të mirë në historinë e saj me yje si Jusuf Nurkiq e Dzanan Musa, por edhe Amar Alibegovic, Edin Atic, Miralem Halilovic, Aleksandar Lazic, Kenan Kamenjas etj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.