Shqipëria i mbyll parakualifikimet me fitore ndaj Austrisë
Kombëtarja shqiptare e basketbollit i ka mbyllur parakualifikimet për Kupën e Botës 2027 me fitore.
Ekipi shqiptar ka arritur të triumfojë ndaj Austrisë në Schwechat me rezultat 67-78.
Eldi Hysa me 17 pikë dhe Elvisi Dusha me 14 të tjera, si dhe Manuel Kalanxhi me 13 pikë e Celis Taflaj me 10, ishin katërshja e Shqipërisë me pikë dyshifrore.
Vlen të ceket se Austria i ka siguruar kualifikimet, derisa Shqipëria nuk arrin që të kalojë tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.